Olta dhe Efi u përplasën ashpër në Prime e më pas dy vajzat kishin një darkë sqaruese, ku u duk se Efi u kthye në anën e saj. Mirëpo gjatë një bisede me Luizin ajo është shprehur se aktorja nuk e “manipulon” dot.

Efi ka shtuar se e konsideron mik Luizin dhe se është në anën e tij.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”. Një grup ka këtu brenda. Lui Forever (Lui përgjithmonë), por ma mbaj içik lojën”, ka thënë ajo.