
Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Prej disa dekadash ajo nuk ka bërë asnjëherë mungesë në ekran, dhe gjithmonë ka qenë pranë publikut me programin e saj të pasdites.
Shumë njerëz i ka marrë në intervistë, por vetë ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.
Por së fundmi, teksa po shijon disa ditë pushimi në Egjiptin e largët, Rudina ka vendosur të ndajë disa fotografi, si rrallëherë me bashkëshortin e saj.
Një vizitë e këndshme e përmbledhur në një minialbum fotografik, në rrjetin e saj social “Instagram”.