Mediat kanë publikuar fotot e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit anti-drogë të zhvilluar në Tiranë. Mes tyre, edhe foton e drejtuesit të grupit Herald Rexhepaj dhe gruas së tij Viola Bendaj.

Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.

Gjatë operacionit gjashtëmujor janë sekuestruar 650 doza kanabis , 150 doza kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Ndërkohë, kreu i grupit Herald Rexhepaj rezulton i arrestuar edhe në prill të këtij viti, teksa sillte disa doza drogë nga Kosova.

Emrat e të arrestuarve

Herald Rexhepaj

Viola Bendaj

Arolf Harizi

Arlind Aga

Xhersildo Arifllari

Dashamir Shehu

Indrit Gjoshi

Devis Saliaj