Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar bisedën e zhvilluar me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në selinë e PD-së.
Berisha tha se Alibeaj i kërkoi dorëheqjen me pretekstin se PD nuk mund të vijë në pushtet me “non-grata”.
Për t’i vërtetuar të kundërtën, Berisha tha se i tregoi Alibajt historinë pas vitit 1997, kur askush nuk besonte se PD do të vinte në pushtet, gjë që në fakt ndodhi në vitin 2005.
“Kjo qeveri nuk meriton asnjë ditë në pushtet. Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD dha dorëheqjen, siç e tha vetë ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë u them ju se asnjë demokrat apo demokrate e Tepelenës apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatori sepse ai nuk pyeti asnjë njeri mbi tokë, nuk pyeti institucion, ndaj askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë as të pranojë të bëhet bashkëautor në një vendim të tillë. Ju e shihni dje po hiqeshin dyert, a e imagjinoni e ardhmja me dhjetëra ton bunkier, a ishte normal apo jo ai që e bëri këtë se them dot, por ai dha dorëheqjen. Megjithatë selia po hapet për gjithë demokratët, shtëpia jonë atje është. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë ju garantoj se kjo frymë është edhe në qendër. Para se të bëja një prononcim në seli takova palën ndryshe, këto fjalë u thashë. Por në dialogun që pata me zotin Alibeaj më thotë se me ty non-grata nuk fiton PD. Mirë i thashë unë, i them shiko edhe në 97-n nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim ja që u fitua, erdhi 2005-sa dhe demokratët ja dolën të ndryshojnë Shqipërinë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj“, tha Berisha.