Ish-ylli i Nickelodeon, Janet McCurdy, ka treguar arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Më vjen mirë që nëna ime vdiq”.
Në një intervistë të rrallë herë më parë shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin psikologjik që nëna biologjike i ka bërë kur ishte adoleshente.
Ajo tha se marrëdhënia e saj me njeriun që e solli në jetë ishte toksike. 30-vjeçarja lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente.
“Më ke zhgënjyer. Ti ke qenë engjëlli im i vogël, ke qenë e përsosur, por tani nuk je tjetër gjë veçse një grua e përdalë, një k***ë. Po e konsumon veten me një gomar të neveritshëm. I pashë fotot në faqen e internetit të TMZ. Je një gënjeshtare, dyfytyrëshe dhe e ligë”, i shkruante gruaja të bijës. Citimi i mësipërm i referohet fotove të publikuara nga një site online skandalesh, që tregonte ish-aktoren në momente intime me një burrë.
Letra vazhdon:
“Dukesh e fryrë, kuptohet po ha shume nga stresi. Ti më neverit. Nuk të kam rritur që të jesh kështu. Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Ju përbindësh i shëmtuar tani.”
Megjithatë, ajo që shkakton tronditjen më të madhe është postshkrimi i “nënës”. Në të cilin shkruan me ton urdhërues: “Dërgo para për frigorifer të ri. Ai që kemi u prish prish”.
Janet McCurdy pohoi gjithashtu se nëna e detyronte të bënte dush me një nga vëllezërit më të mëdhenj kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.
Nëna e 30-vjeçares është ndarë nga jeta në vitin 2013, pasi vuante nga kanceri. Ndërsa para se të vdiste marrëdhëniet e saj me të bijën ishte të ftohta