Filmi më i mirë i vitit 2024 është ‘Oppenheimer’ i Christopher Nolan. Në edicionin e nëntëdhjetë e gjashtë të Çmimeve të Akademisë filmi ‘Oppenheimer’ ka arritur që të triumfojë duke rrëmbyer plot 7 çmime, mes tyre edhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Doëney Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë.

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në Poor Things. Ndërsa, çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkon yllit të The Holdovers, Da’Vine Joy Randolph.

Barbie, filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar, merr vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas. Dyshja performuan live, ashtu si edhe aktori Ryan Gosling.

Ndarja e çmimeve Oscars ishte një natë historike për disa, pasi Ukraina fiton Oscar-in e parë ndonjëherë me dokumentarin më të mirë 20 Days in Mariupol, dhe Britania e Madhe fiton filmin më të mirë ndërkombëtar për The Zone of Interest.