7 muaj nga humbja e artistes së ndjerë Hueyda El Saied, bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku kane folur për humbjen e madhe.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregon se që nga vdekja e artistes i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“… është një aventurë e re për mua, është e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ne jemi të fortë së bashku. Por është ende shumë emocionale për ne të shikojmë këto pamje, këtë fotografi të bukur të Hueyda-s”, tha per tv klan.

Që në nisje të emisionit, moderatorja Rudina Magjistari i falenderoi të ftuarit e saj që erdhën në studio, duke ditur se për ta nuk ishte diçka e lehtë.

“Faleminderit shumë ju që erdhët sot këtu sepse e di që nuk e keni fare të lehtë, të vini dhe të flisni, por Hueyda i ka takuar edhe publikut. Publiku e ka dashur shumë, u trishtuam shumë kur mësuam për ngjarjen, kështu që e kemi përjetuar të gjithë shumë fort”.

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit që lamë pas, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.