Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për bashkimin e aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Po mbrëmë, Beatrix ka postuar një foto në Instagram me ish-banoren e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, duke e shpërndarë me një mbishkrim ironik. Mbi foto, Trixa shkruan: Si i thonë mega-bomba në shqip?, duke ironizuar veten. Ajo u bë virale në rrjet duke kërkuar të dinte në shqip, përkthimin e fjalës “bukur”. Mesa duket kësaj here e ka përdorur për të lëvduar veten, por me ironi.
Donaldi dhe Bora kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti. E kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit.