Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” janë takuar për herë të parë që pas shkëputjes së tyre para dy viteve, Dalina Buzi dhe Megi Pojani.
Ata të dyja vendosën që të sqaronin arsyen e mosmarrëveshjes mes tyre, ku Dalina u shpreh se e gjitha ishte nën kontekstin e punës dhe se nuk kishte asgjë personale mes tyre.
“Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy seri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dinë njerëzit, ishte shumë private, jo marrëdhënie private. Kjo ishte domethënë”, sqaroi Dalina.
Nga ana e saj Megi tha se marrëdhënia e tyre ishte mirë, por ajo u tërhoq kur puna po ezaurohej por e pranoi që mënyra sesi është larguar, ishte e nxituar.
“Për mua Anabeli ka qenë diçka që e kam bërë me shumë dashuri. Kam pasur keqardhje se kisha dhënë shumë nga vetja aty. Ishte periudhë shumë e bukur. Puna ime e parë e mirëfilltë, nuk dinim si funksiononin shumë gjëra. Kryesisht ishte marrëdhënie mirëkuptimi. Ajo gjëja po ezaurohej për mua, ne po e bënim për të tretin vit dhe kjo ishte arsyeja, mendoja se jam nxituar për mënyrën e largimit, ndoshta nga mosha”, tha Megi.