Ditët e fundit ka bërë xhiron e rrjetit një foto ku shfaqej Melisa së bashku me reperin Majk. Menjëherë u aludua për një lidhje dhe për këtë Melisa është pyetur në një intervistë për “Prive”.
Ajo tregoi se me Majkun është takuar rastësisht dhe nuk ka asgjë mes tyre.
“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Bën super muzikë. Është koleg, nëse mund ta quaj të tillë, por nuk ka asgjë mes nesh. Jam single”, tha Melisa.
E pyetur për ndonjë romancë të re, ajo u shpreh se po i përkushtohet vetes dhe karrierës së saj.