Djali i opinionistit Robert Aliaj dhe ish-konkurrenti i “Love Story”, Krist Aliaj, gjatë një diskutimi në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme, deklaroi se puthja mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në “Big Brother Vip” ishte e paramenduar nga ata të dy.

“E planifikuar deri në detaj, nga ata të dy dhe produksioni. Nuk mbaj mend situatën mirë si e kapi çfarë thanë, janë elemente të rëndësishme, por nga çfarë kam dëgjuar në këtë moment mendoj që ka qenë e planifikuar deri në detaj por që e planifikuar mirë. Njerëzit që merren me reality show janë regjisorë”, tha Kristi.

Ai komentoi edhe puthjen e Olsi Bylykut dhe Romeo Veshajt duke u shprehur se puthja ishte thjesht për show dhe se nuk do ta bënte asnjëherë diçka të tillë.

“Absolutisht jo, besoj që puthja është në formë intimiteti shumë i rëndë dhe s’do arrija dot të puthja një djalë për një emision”, tha Kristi.