Ka një reagim të madh publik për kullën 54 kate qê po ndërtohet në mes të Tiranës duke shkatërruar parkun e fundit aty.

 

Qytetarët janë të irrituar me Ramën, Veliajn por edhe me opozitën e blerë nga oligarkët Shefqet Kastrati apo Samir Mane, e cila nuk ka reaguar për betonizimin e Tiranës.

Në media thuhet se Ilir Shtufi i Nova Construction që po ndërton oërbindëshin është vetëm emër në letra pasi pas tij janë njerëzit e Shkëlzen Berishës, Gim Zeqos apo të tjerë pranë opozitës. 

Por kjo meme opozitë nuk ka reaguar as kur Shefqet Kastrati filloi të kafshonte keqaz oarkun e Liqenit në Tiranë.

CFARE SHKRUANIM PARA DISA MUAJSH

Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!

Oligarkët e kanë kapur prej fyti Shqipërinë duke mbërthyer çdo cep të ekonomisë së vendit me një kosto shkatërrimtare për qytetarët, ndërsa xhepat e politikanëve që japin leje, ata që heshtin dhe ata të tjerët që bëjnë sikur nuk shohin çfarë po ndodh, fryjnë xhepat e tyre me dhjetëra miliona euro.

DENONCIMI/ Oligarku Shefqet Kastrati po shkatërron parkun e Liqenit me kulla në Tiranë, askush nuk flet, as opozita

Sëfundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë fotot nga ajri të masakrës që ka bërë oligarku Shefqet Kastrati duke ngritur jo një, as dy, por shtatë kulla në Parkun e Liqenit në Tiranë duke e kafshuar keqaz atë.

Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!
Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!

Siç duket nga pamjet e xhiruara javët e fundit që publikohen nga Gazeta Jonë, të cilat nuk do t’i shihni nëpër media të tjera për shkak të buxheteve të mëdha të marketingut që kanë kompanitë e Kastratit, kullat kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të parkut duke u ngritur përreth hotel Sheratonit të blerë disa vite më parë nga kjo kompani. Në fakt, kur bleu Sheratonin, Kastrati duket se nuk kishte ndërmend turizmin, por tokën përreth për të ndërtuar kulla.

Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!

Tashmë qëllimit ja ka arritur dhe mushkëria e vetme e Tiranës është shkatërruar, kurse qytetarët, një pjesë kanë zgjedhur të ikin, pjesa tjetër të heshtin duke parë se si hesht edhe opozita e kompromentuar keq me paratë e oligarkëve.

Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!
Dalin pamjet e frikshme, masakra që oligarku Shefqet Kastrati ka bërë me kulla te Parku i Liqenit në Tiranë, pse hesht edhe opozita?!

Belind Këlliçi është duke bredhur nëpër Tiranë duke premtuar tunele poshtë këmbëve të Skëndërbeut apo autobusë falas, por askush nuk ka për ta marrë seriozisht nëse nuk denoncon kullat e Kastratit në Parkun e Liqenit apo katet pa leje në kullën gjigante përballë Katedrales Katolike në Tiranë.

Mire Veliaj se i ka firmosur lejet, po Belind Këlliçi, Roland Bejko, Arlind Qori apo Lajlja Përnaska, pse nuk e denoncojnë masakrën që po i bëhet mushkërisë së Tiranës nga oligarku? /Gazeta Jonë