Pak ditë më parë, Melinda Ademi pësoi një incident i cili mori përmasa të mëdha.
Një fans i këngëtares ka qenë prezent në koncertin e saj në Vjenë të Austrisë dhe për shkak se ishte i dehur e ka kapur nga këmbët këngëtaren, duke i shkaktuar asaj shumë frikë.
Si pasojë menaxheri i këngëtares ka reaguar dhe për të dalë në mbrojtje të saj ka goditur fansin.
Pas vetë menaxherit ka reaguar dhe vetë Melinda e cila kërkoi falje publike duke sqaruar se nuk e dinte që personi ishte i dehur dhe përjetoi shumë momente të frikshme.
“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them ë mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetvetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.
Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.
E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.
Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të mëkuptoni.
Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.
Me respekt, Melinda Ademi,” – shkroi ajo.