Moderatorja Bora Zemani i është kundërpërgjigjur Arjon Muçës dhe ish-konkurrentëve të Për’puthen, të cilët kanë deklaruar se ajo nuk i përshëndeste në emision dhe se është mendjemadhe.
Në puntatën e fundit të Për’puthen, Bora Zemani bëri një rrëfim të rralë rreth jetës gsë saj personale dhe profesionale. Gjatë bisedës së zhvilluar në studio përballë Arian Konomit, moderatorja foli edhe për ‘ankesat’ që konkurrentët dhe Arjon Muça kanë pasur për të.
“Ti (Arjan) përfshihesh më tepër me personazhet, unë gjithmonë kam dashur të jem sa më e tërheqeur sa më e papërfshirë në të gjitha historitë madje kam pasur ankesa edhe që nuk përshëndes konkurrentët në studio për këtë fakt. Sepse dua të jem sa më larg për t’i bërë ato pyetjet e mia në mënyrën më komode të mundshme”, tha Bora.