Bora Zemani ka publikuar në Tik Tok një video duke bërë make up, ku disa njerëz i kanë shkruar “Ti nuk je kështu. Pse e ke bërë videon me filtra?”.

Moderatorja iu është përgjigjur me një video-mesazh të publikuar në Instastory, ku është shfaqur pa filtra.

“Pa filtra. Jemi në rregull? Po lexoja disa mesazhe që thonin “Ti nuk je kështu. Pse e ke bërë videon me filtra?”. Ka disa ndjekës që i marrin shumë personale, iu duket sikur po i gënjen kur në fakt nuk është kështu. Shumica e njerëzve që postojnë në rrjete sociale përdorin edhe ndonjë filtër, edhe pak fotoshop, pak faceapp. Pse të mos përpiqemi ta tregojmë veten sa më bukur të jetë e mundur se fundja rrjetet sociale për këtë punë janë…nuk do tregojmë gjërat e kqija të jetës tonë në rrjete sociale. Gjithsesi, sidomos për personazhet publike unë them që nuk e kanë luksin e madh të gënjejnë kaq shumë se ju mund t’i shihni në vendet e tjera. Përshembull unë gjithë këtë vit kam qenë prezente më shumë në ekran se në Instagram, prandaj nuk e kam pasur luksin e madh të gënjej. Nuk ka asnjë gënjeshtër në këtë mes njerëz. Mbi të gjitha mos u kompleksoni, nxirreni veten dhe me filtra dhe pa filtra, si të ndiheni më mirë ju. Unë nuk e kam problem fare të dal dhe pa filtra, por dhe ato filtrat e bukura janë”, është shprehur Bora.