Teksa prej kohësh përflitet për një ribashkim mes tyre, çdo postim në rrjetet sociale i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe nga fansat për të kapur çdo detaj.
Reagimet konkrete të vetë Bora Zemanit në lidhje me historinë e saj me Donald Veshajn kanë qenë të rralla, ndaj postimet e saj shpesh merren si një lloj ‘reagimi’ ndaj aktorit. Së fundmi një video e moderatores po bën xhiron e rrjetit. Bora postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.
“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin:
Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.
Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar në komente, duke shprehur pothuajse të gjithë të njëjtin mendim: Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt.
Ndërsa të tjera kanë etiketuar edhe aktorin Donald Veshaj duke i drejtuar edhe pyetjen që dëgjohet gjatë videos së Borës. Kurse fansat e aktorit i kërkojnë atij një reagim publik pas kësaj videoje të publikuar nga Bora.
Bora Zemani trazoi ujërat edhe me një postim të bërë pak ditë më parë. Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “Po për kokën time e vrava mendjen unë”
Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se dyshja po dërgojnë mesazhe publike drejt njëri tjetrit në rrjetet sociale. Dyshimet e ndjekësve reflektohen edhe në seksionin e komenteve në videon e Borës në TikTok.
Postimi mund të jetë rastësi, por kjo nuk është hera e parë që dyshja dërgojnë ‘mesazhe’ në rrjetet sociale. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre.
Prej javësh vëmendja për Borën dhe Donaldin është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.