Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.