
Një i vdekur në Lushnje. Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues Q. O. 22 vjeç është përplasur me një motor që drejtohej nga G. A. rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.