
Ministria e Jashtme në Shqipëri ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, se mercenarë shqiptarë ndodhen në Ukrainë. Me anë të një postimi në “Twitter”, Ministria e Jashtme në Shqipëri thonë se në shenjë proteste kanë thërritur Ambasadorin e Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim./g.j