Sipas një postimi në Twitter nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka informacione se shërbimet speciale ruse po vendosin bomba në ndërtesa në Donetsk, Ukrainë

Me heret një shpërthim i madh ndodhi  jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore. Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA-ja dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë.

Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë.