Pas një vale reagimesh ndërkombëtare që dënojnë veprimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e dy rajoneve Lindore në Ukrainë, kanë ardhur edhe veprimet e para konkrete.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë, nga ose në” dy rajonet e shkëputura nga Kievi dhe të njohura tashmë zyrtarisht si të pavarura vetëm nga Moska.

Urdhri do të “sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi që merr vendim të operojë në ato zona të Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Gjatë gjithë tensioneve, SHBA e ka kërcënuar Rusinë me një përgjigje të fortë ekonomike,
Senati ka punuar për sanksionet më të forta nëse Rusia pushton Ukrainën.