
Skerdi Drenova nuk do të jetë më drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST.
Mësohet se Drenova ka dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të OST-së, vendim që është pranuar nga bordi drejtues.
Mësohet se tashmë Skerdi Drenova do të drejtojë shoqërinë aksionere, “Alb Gaz”, duke zëvendësuar Arbër Avramin.
Ndërkohë, vendin e tij në OST e zë, Elison Bici, nga OSHEE.
Largimi i Skerdi Drenovas vjen pas shumë skandaleve, dy prej tyre kanë qenë “black out” që vendi ynë ka patur brenda vitit.
Kujtojmë që Drenova u emërua administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në janar të vitit 2019. /gazetajone