
Ditën e sotme në “Trotuar” Mevlani konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren Albulena Ukaj, me të cilën ka dhe një bashkëpunim muzikor. Lidhja e tyre u shoqërua me urime të shumta, por dhe me akuza se është show që po përdoret për marketing.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipja nuk e kurseu një urim dhe tha mendimin e saj për lidhjen e tyre.
“Mevlani gjersa ka arritur gati në fejesë me të, nuk besoj që mund ta ketë për shaka marrëdhënien e tij të dashurisë se e kemi parë që Mevlani investon në një marrëdhënie. Shpresoj që të ketë gjetur gocën e duhur dhe shpresoj që goca të ketë po të njëjtat ndjenja që ke dhe ti”, u shpreh ajo.
Mevlani u habit nga reagimi i saj dhe tha: A ka mundësi të kthej diçka përmbys?