Burime të afërta me ish-Presidentin Barack Obama dhe ish-Zonjën e Parë Michelle Obama sugjerojnë se çifti po përballet me sfida serioze në marrëdhënien e tyre. Megjithëse ata vazhdojnë të shfaqen të bashkuar në publik, thuhet se tensionet mes tyre janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.
Sipas një burimi të brendshëm për “RadarOnline”, problemet janë shkaktuar nga distanca, mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe spekulimet për praninë e një gruaje tjetër në jetën e Barack Obama. Mësohet se Michelle po shqyrton seriozisht mundësinë për të ndjekur një rrugë të veçantë në jetën e saj, pavarësisht pasojave të mundshme politike dhe financiare që një ndarje mund të sjellë.
“Michelle është e vetëdijshme për ndikimin që një divorc publik do të kishte në trashëgiminë e tyre, por realiteti pas dyerve të mbyllura është shumë ndryshe nga imazhi i tyre publik,” ka pohuar burimi.
Zërat rreth krizës në marrëdhënien e tyre janë shtuar kohët e fundit, sidomos pasi Barack Obama është parë shpesh i vetëm në evente publike dhe darka në restorante të njohura, pa shoqërinë e Michelle. Deri tani, çifti nuk ka bërë asnjë koment zyrtar në lidhje me këto spekulime./gazetajonë