Ditën e sotme, në puntatën e rradhës të “Për’puthen”, është transmetuar takimi i Alesjas dhe Bledit që duket se nuk ka shkuar ashtu si pritej. Ndërkohë, është komentuar kështu rrugëtimi i Alesjs, pasi kjo e fundit tha se ndihej e pasigurt lidhur me qëndrimin e saj në programin e dashurisë.
Për këtë gjë ka reaguar Mikela, e cila e akuzoi Alesjan që do të largohet vetëm se i ka dalë situata jashtë kontrolli.
Kështu, opinionisti Arjan Konomi ka sqaruar se dukeqenëse ka 6 muaj që takon djem të ndryshëm, edhe Alesja, sipas tij ka të drejtë ta bëjë këtë gjë dhe të mos dyshojë askush se është duke bërë ndonjë lojë.
BISEDA E PLOTË
Arjani: Vetëm ty nuk të dëgjoj dot që jep leksione se me kë ske dalë.
Mikela: Ca ke o Arjan. Unë jam në pikën që pëlqej një djalë.
Arjani: Kemi 6 muaj që dëgjojmë histerizmat e tua. Ke që në 2 shtator që nuk ke lënë djalë pa dalë.
Mikela: Nuk kam ardhur këtu të bëj shoqëri me ty, kam ardhur të njoh djemtë. Mënyra si thua ti, e bën sikur jam e përdalë.
Arjani: Ti manipulon ndonjë nga djemtë këtu jo mua. Nuk thashë që je e përdalë.