Në median shqiptare vazhdojnë të qarkullojnë emrat e shumtë që do të zëvendësojnë Ilir Metën. Gara është bërë edhe qesharake në të njëjtën kohë pasi janë shfaqur dhe personazhe që po vetëshpallen si kandidatura të duhura për të marrë postin në Presidencë. Për ta shtuar dozën e humorit, Gazetari Milaim Zeka ka propozuar dy emra surprizë.
Dy këngëtare të njohura. “Unë do të propozoja Era Istrefin ose Bleona Qerretin për Presidente. Mendoj që kësaj radhe duhet të jetë një grua Presidente”, tha Zeka për Top Channel.