Ministria e Drejtësisë i ka propozuar autoriteteve spanjolle që zemrën e shtetasit Saimir Sula, i cili ndërroi jetë tragjikisht 3 vite më parë në Barcelonë, t’i dorëzohet Shqipërisë në datën 12 Korrik.
Organi, sipas propozimit të Ministrisë, do të transportohet drejt vendit tonë në rrugë tokësore. Tashmë mbetet në dorën e autoriteteve në Spanjë që të pranojnë propozimin. Më pas Shqipëria do të duhet të marrë lejen e të gjithë shteteve ku do të kaloj transit.
Krahas autoriteteve shqiptare, hetime po kryhen edhe nga ato spanjolle, të cilat po vijojnë verifikime për ekipin mjekësore të spitalit në Barcelonë, aty ku Saimir Sula shkoi për mjekim e më pas doli pa zemër.