Ish-banorja e “Big Brother Albania 9”, Gerta Shino është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Gerta ka publikuar në rrjete sociale fotot më të ëmbla me vogëlushin, duke zbuluar se në fakt ai ka ardhur në jetë me datë 18 Qershor.

“Unë këtë e bëra kastile. 18.06.2022”, ka shkruar ajo krahas fotove ku shihet duke shëtitur të birin.