Analisti Arjan Curi u shpreh se protesta e 7 korrikut do të sjellë në Tiranë mijëra qytetarë.

Curi tha se sondazhet e tij flasin për një pjesëmarrje të konsiderueshme.

“Gjykata duhet t’i ketë sytë nga 7 korriku dhe të lexojë vullnetin e demokratëve. Nëse Berisha arrin të mbledhë me dhjetëra mijëra, sigurisht që duhet të jetë një gjykatë e pandërgjegjshme që t’ia marrë selinë. Dhe protesta do të bëjë mirë. Nëse Berisha mbledh më shumë se sa presim ne, sërish do të jetë lajm. Të mbledhësh militantët nuk është lajm. Nga ato sondazhe të miat, pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme në datën 7”, u shpreh ai.