Ministrja Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njihet nga të gjithë për “perlat” që i dhuron publikut në çdo dalje të saj. Në çdo intervistë televizive, dalje në ekran apo edhe në Kuvend, Bora sigurohet që të thotë diçka që do kthehet në ‘meme’ dhe gallatë. Por duket se ministrja Bora nuk e ka problem faktin se bën gafa çdo herë që hap gojën pasi shpeshherë qesh edhe vetë me veten dhe komentet e të tjerëve.
Gjatë një emisioni televiziv, sot ministrja tregoi se i ndjek me vëmendje çdo ‘meme’ që bëhet pas gafave që ajo thotë por tha i vjen për të qeshur shumë pasi nuk është mësuar me televizionin.
“Ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj komentet apo lapsuset që kam bërë. Unë nuk kam patur eksperience mediatike më përpara dhe kjo fitohet me kohën. Kur më vijnë gazetarët përpara me mikrofon në dorë përpiqem fort të mos bëj gabime por përfundoj duke i bërë ato”, tha ajo