Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve komike.

Një ndër to ka qenë edhe se cili është tigri në politikë. Sipas Borës, tigri në politikë është Belinda Balluku.

Orinda Huta: Kush eshtë për ty në politikë tigri?

Bora Muzhaqi: Unë si natyrë jam feministe, kështu që për mua tigri në politikë është Belinda.

Orinda Huta: Ok, hiena?

Bora Muzhaqi: U bë e vështirë. Hiena kam përshtypjen që do i ngelet hatri personave që kështu…

Orinda Huta: Po luani atëherë, ma thuaj Luanin.

Eraldo Rexho: Mbreti i kafshëve, ti e di kush është mbreti.

Bora Muzhaqi: Ju e dini që përgjigjia bëhet klishe, kështu që nuk mund të themi përgjigjen tipike që pritej.

Orinda Huta: Zgjidh një grua prapë, Bora.

Bora Muzhaqi: Luani, Elisa Spiropali.