Një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme, në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari  i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.