Ditën e djeshme lidhur me hetimet e SPAK për koncesion e sterilizimit, Rama u shpreh se të gjithë personat që kanë abuzuar do të përballen me drejtësinë dhe kjo nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme.
‘Askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët. Unë desha të vija më shumë për të shfrytëzuar këtë moment pasi është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës së kompanisë përkatëse midis përfitimit të madh që ka pas sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine po themi, që është çështja e tyre me drejtësinë.’- tha Rama.
Në postimin e saj në ‘Facebook’ ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ditën e djeshme shkruante se ministrja e shëndetësisë distancohej nga afera e sterilizimit dhe ata që kishin abuzuar.
“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët,” shkruante Manastirliu.
Por siç duket dhe në foton e mëposhtme, Manastirliu është bërë pishman dhe pak minuta më pas e ka ndryshuar ndryshoi postimin e saj duke e fshirë të gjithë paragrafin e dytë për hetimin e SPAK.
Ndryshe nga ministrja Manastirliu, kryeministri Rama nuk e ka ndryshuar postimin e tij ku flet pë hetimet e SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit ka çuar pas hekurave, ish ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.