Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 anëtarëve të një bande që janë dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë, personat në fjalë kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boci dhe personave të lidhur me to. Sipas prokurorisë, në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.
Sipas prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton i krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Bules (mik i Veliajt) i dënuar për trafik droge në Belgjikë. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro”, njofton Prokuroria.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.