Banorët e një kompleksi pallatesh në Kombinat, mund të marrin frymë lirisht për disa kohë, pasi Prokuroria e Tiranës bllokoi të gjithë veprimet për shkatërrimin e një lulishteje dhe ndërtimin aty të një pallati shumë-katësh nga biznesmeni Elman Abule.
Pak ditë më parë, Prokuroria e kryeqytetit, bazuar në hetimet e prokurores Rovena Zoto, urdhëroi sekuestrimin dhe bllokimin e pasurive në vlerë 50 milionë euro të disa personave, mes të cilëve edhe 43-vjeçarit Abule, nën dyshimin se janë përfshirë në pastrim parash.
Në kuadër të këtij hetimi janë bllokuar një numër i konsiderueshëm pasurish të paluajtshme, si edhe kompani tregtare, në emër të Elman Abule, Kristian Boçi, Drilona Boçi, Ender Boçi, Vladimir Avrami dhe Marisa Nito.
Ndër pasuritë e listuara nga Prokuroria e Tiranës, për të cilat u vendos sekuestro, është edhe “…të gjitha të drejtat që shoqëria ka nënshkruar me pronarët e truallit për zhvillimin e pasurive, përfshirë dhe ndërtimin që do të kryhet me objekt “Godinë banimi dhe shërbimi 5 dhe 7 kate me 2 kate parkim nëntokë. Leje ndërtimi: 10/1/2024.Në pronë të: Z. Keid Kalaja & Z. Burgen Strati.Zhvillues / Ndërtues: Fidalba shpk”.
Leja e ndërtimit është miratuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në janar të këtij viti dhe përfitues është kompania me pronar fundor, Elman Abule.
Protesta e banorëve
Në vijim të kësaj lejeje, në mes të majit 2024, kompania ndërtuese “Fidalba” vendosi tabelën e punimeve në zonën që përfshin një lulishte mes disa pallateve, në rrugën “Llambi Bonata”, në Kombinat.
Kjo tabelë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të banorëve të zonës, të cilët kundërshtuar me forcë shkatërrimin e zonës së gjelbër dhe ngritjen aty të një godine shumë-katëshe.
Qytetarët ngritën gishtin e akuzës ndaj Veliajt dhe atij që e konsideronin si mikun e kryebashkiakut, biznesmenin Elman Abule.
Argumenti i qytetarëve dukej i plotë dhe i qartë. Shumë pranë zonës ku është dhënë leja e ndërtimit për “Fidalba” shpk, Bashkia e Tiranës ndërmori pak kohë më parë prishjen e disa godinave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Banorët kërkuan nga Bashkia që godinat e reja për familjet e pastreha të ndërtoheshin në të njëjtin vend. Zyrtarët bashkiakë e refuzuan këtë kërkesë, me argumentin se trualli në atë zonë ishte i papërshtatshëm për ndërtim.
Por, pikërisht në atë tokë, e cila iu mohua banorëve për “papërshtatshmëri”, Erion Veliaj dha lejen e ndërtimit për godinë 7-katëshe për biznesmenin Abule.
Ky standard i dyfishtë i Bashkisë së Tiranës nxiti tek banorët revoltën dhe kundërshtimin e tyre për projektin e ndërtimit privat.
Hetimet për Abule & co
Në 28 Qershor 2024, Prokuroria e Tiranës njoftoi vendosjen nën sekuestro të pasurive të disa personave, me një vlerë që arrinte në rreth 50 milionë euro.
Sipas prokurorisë, “nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi, etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre”.
Referuar të dhënave zyrtare, “shtetasi Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Më tej, sipas Prokurorisë së Tiranës, “në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve Kristian Boçi apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Lista e pasurive të sekuestruara
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e një sërë pasurish të paluajtshme dhe shoqëri tregtare, të listuara më poshtë:
1-Shoqëria Hec Zal Xhuxhë shpk me NIPT L32201037O dhe asetve të saj, Hec Zall Xhuxhë 1 dhe Hec Zal Xhuxhë 2 me fuqi të instaluar 4.7 MË, të ndodhura Mirditë, Qarku Lezhë.
2-Shoqëria Gloris Construction shpk ka si ortak të saj shtetasin Ender Boçi zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar dhe shoqërinë Mak-08 shpk zotërues i 50% të kuotave të kaplitalit themeltar.
3-Shoqëria Mak-08 shpk me NIPT K81313013K dhe aseteve të saj, objekt 3-katësh me numër pasurie 6/23+11-66, e ndodhur në ZK. 8270, Rr. Muhamet Gjollesha.
4-Shoqëria Dizi shpk, themeluar në datë 13.02.2015 me NIPT L51413015E dhe aseteve të saj, të drejtat që kjo shoqëri ka mbi pasuritë me nr. 73/5 dhe pasuria me nr. 19/11 të ndodhur në Zk. 3721.
5-Shoqëria Chriss shpk me NIPT L64828201C dhe pasurive të saj, pasuria me nr. 389/36 dhe 389/37, të ndodhura në ZK.1299.
6-Shoqëria RAMETAL shpk me NIPT L41517502C me pasuritë e saj, përfshirë makineritë dhe dy furrat për shkrirjen dhe përpunimin e metaleve.
7-Shoqëria Fidalba shpk me NIPT L01718023B dhe pasuritë e saj, pasuria me nr. 264//40/ND2, 264/40/ND1, pasuri me nr. 264/36 dhe pasuria me nr. 264/33, të ndodhura në ZK. 3339. Të gjitha të drejtat që shoqëria ka nënshkruar me pronarët e truallit për zhvillimin e pasurive, përfshirë dhe ndërtimin që do të kryhet me objekt “Godinë banimi dhe shërbimi 5 dhe 7 kate me 2 kate parkim nëntokë. Leje ndërtimi: 10/1/2024.Në pronë të: Z. Keid Kalaja & Z. Burgen Strati.Zhvillues / Ndërtues: Fidalba shpk.”
8-Shoqëria Ferro Chrome Holding shpk me NIPT L51621504T zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk.
9-Shoqëria Metal Form shpk me NIPT M12122501H zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk.
10-Shoqëria METALE ALBANIA 2014 shpk me NIPT L01908004U zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk.
11-Shoqëria TRITAL shpk me NIPT K91729002T zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk.
12-Shoqëria VENTUS shpk me NIPT L82212033T zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk.
13-Shoqëria Dada Clean shpk me NIPT M21912035D e regjistruar në datë 12.7.2022, në të cilën shtetasja Marisa Nito zotëron 100% të kapitalit themeltar.
14-Shoqëria Sapientia shpk me NIPT L82315006R e regjistruar në datë 15.11.2018, në të cilën shtetasja Marisa Nito zotëron 70% të kuotave të kapitalit themeltar në vlerën 70.000 lekë.
15-Shoqëria EUROPA BUILDING shpk me NIPT K31728004B, shtetasi Vladmir Avrami zotëron 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë.
Pasuritë e regjistruara në emër të individëve
16-Pasuria e llojit “Njësi” Nr.1/357-N13/2, sip 35.4 m2, ZK 8270, adresa Muhamet Gjollesha Tiranë në pronësi të Kristian Boçi.
17-Pasuria e llojit “Njësi” Nr.5/326-N2, Vol 36, Fq.29, ZK 8270, Sip 189.7 m2, adresa Rruga Dora D’Istria, Tiranë në pronësi të Kristian Boçi.
18-Dyqan me sipërfaqe 222 m2 të ndodhur në Blv. Zhan D’Ark në pallatet e shoqërisë “Gora” shpk, ambienti me nr. 2, Kulla Nr. 3 me të drejta të shtetasit Kristian Boçi.
19-Dyqan me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2, të ndodhur në Blv. Zhan D’Ark, me të drejta të shtetasit Kristian Boçi.
20-Pasuria “Apartament” Nr.1/357+1-14, Vol 74, Fq.201, sip 201.8 m2, adresa rruga Muhamet Gjollesha Tiranë, në pronësi të Kristian Boci
21-Pasuria “Garazh” Nr. pasurie 1/357-G8/2, Vol 79, Fq 181, ZZK 8270 me sipërfaqe 18.9 m2.
22-Pasuria “Garazh” Nr. pasurie 1/357-G8/3, Vol 79, Fq 182, ZZK 8270 me sipërfaqe 18.9 m2, me adresë Tiranë.
23-Pasuria Garazh Nr. 8/2 me sipërfaqe 18.9 m2, Nr. me adresë Tiranë.
24-Vilë Nr.131/2 me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe siperfaqe trualli 300.8 m2 ZK 1739, Nr pasurie 68/92/38, në pronësi të Marisa Nito në kompleksin “Green Coast”.
25-Vilë Single A2, sip ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2 në kompleksin “Mandarine Drive”. /boldnews