Jetmir Pepa ishte ‘molla e sherrit’, për përplasjen mes motrave Berisha, që dhunuan Klea Prengën, në gushtit të vitit që sapo kaloi. Por përplasja mes vajzave duket se është ndezur sërish dhe shkak për këtë është bërë përsëri 33-vjeçari, i shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në një klub nate teksa festonte ndërrimin e viteve.
Pas ngjarjes ku është përfshirë, Pepa ka qarkulluar në rrjete sociale një video e tij dhe Klea Prengës duke shijuar muzikën në një club. Në video ata duken të përqafuar duke kënduar dhe momenti kur Miri e puth Klean në ballë. E pas saj ka qarkulluan edhe një video tjetër e tyre teksa shijojnë pushimet. Pamjet nuk kanë kaluar pa reagimin e Antonela Berishës, motra e Mariela Berishës, nënës së fëmijës së Jetmir Pepës.
Ajo shkruan se këto video i ka qarkulluar në rrjet Klea, pasi janë video të bëra nga telefoni me dorën e saj dhe jo video të kapura nga të tjerët. Gjithashtu ajo shprehet se të tilla video dhe kërcënime Klea i ka dërguar Marielës disa herë para se të kryenin sulmin fizik.
“Jam shume e lumtur qe ka ardhur dita qe e gjithe Shqiperia te mesoje te verteten time dhe te motres time, dhe pse ne pamundesi per tu prononcuar per nje kohe te gjate, per shkak te procesit giygesor dhe hetimit qe eshte akoma i
hapur, por dhe per te mos e denigruar personin ne fale publikisht per ceshtje personale dhe private. E verteta vonon por del gjithmone ne drite! I njejti person qe 2 ditet e fundit ka xhiruar ne rijete sociale videot e saj te jetra duke i shitur per video te tanishme, per te perfituar fame dhe vemendje nga incidenti i nates se nderrimit te viteve dhe per te vazhduar ne menyre sistematike perndjekjen dhe dhunen psikologjike ndaj motres time, eshte i njejti person qe e ka bere kete lloj perndjekjeje per 1 vit rresht, para dhe pas sulmit. Duke u perpjekur per te disaten here ti beje shiptaret per budallenj, kjo vajze
ka shperndare video te vjetra te bera nga celulari dhe dora e saj dhe ne te njejten kohe ngre spekulime dhe akuza sikur i ka postuar dikush tjeter. Kete lloj perndjekjeje,kete lloj sulmi pasiv agresiv me adresa fallco, me foto dhe video kjo vajze e ka bere ne menyre sistematike ndaj motres time, duke i permendur femijen, familjen dhe cdo gje qe ka te shenjte. Arsyeja pse gierat shkuan deri aty ku shkuan nuk eshte tradhtia e bashkeshortit por sulmet dhe ngacmimet e njepasnjeshme qe vajza ne
fale i ka bere motres time. Jam e lumtur ge ka ardhur dita ge shgiptaret te shohin me syte e tyre ate ge motra ime ka jetuar cdo dite. Kjo vajze per shume muaj ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e shgiptareve, duke luajtur viktimen kur ne fakt eshte ajo predatorja, sulmuesja dhe perndjeksja. Motra ime nuk ka gene ne dijeni fare te tradhtise kur i kane ardhur sms nga vete vajza ne fjale (me adresa fallso) qe BURRIN E KE NE FILAN VEND ME FILANEN, TI NUK KE FAMILJE, DJALIN E KE KOPIL SE NUK KE BURRE, etj. Vetem kush eshte nënë e di se cfare do te thote! Motra ime nuk ka reaguar per muaj e per muaj te tere dhe ka duruar provokimet e sulmet e saj online, derisa ka shperthyer nga gjendja e renduar psikologjike. Pas ngjarjes qe ndodhi mes nesh, vajza ne fjale ka vazhduar ne menyre sistematike pa u ndalur sulmin me adresa fallso, duke perfituar dhe nga mbeshtetja publike qe ju be, duke na lincuar dhe denigruar publikisht, pervec kercenimeve ne privat. Sic po e shikoni dhe vete, ky ishte sulmi i rradhes nga ana e saj, tentativa e saj e rradhes per te mashtruar opinionin publik. Motra ime eshte nje person privat, nje person qe nuk do fame, nje person i rezervuar qe shikon terezine e saj dhe nuk i bie askujt ne gafe, te gjithe ata ge e njohin e dine,’-shkruan Antonela Berisha.
Një përgjigje nuk ka munguar nga Klea Prenga, e cila e quan postimin e Berishë, një lojë të ndyrë për të fituar empatinë e publikut. Ajo i akuzon motrat Berisha se videot e publikuara në rrjet janë marrë nga ato përmes telefonit të Jetmir Pepës.
“Psikopoatia juaj ka arritur deri në atë pikë sa krijoni lojëra të ndyra dhe te shpifura për të fituar empatinë e publikut. E bëni këtë sepse nuk e përballoni dot që fytyra juaj e vërtërë, ajo e dhunës dhe poshtërsisë, tashmë është zbuluar. Sjkoni dhe shëroni mendjet tuaja të sëmura, të mbushura me mllef, urrejtje dhe ligësi. Asnjë manipulim nuk do ta ndryshojë të vërtetën. Kurrë nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak duke përmendur fëmijën e dikujt. Këto janë shpifje të ndyra dhe të pavërtëta. Videot dhe fotot e postuara janë nuk janë publikuar nga unë, por janë marrë nga ju përmes telefonit të ishit tuaj,”-shkruan Prenga.