Mir Pepaj terrorizon club-in Cinco Cavalli , qëllon me armë dhe shpallet në kërkim nga policia, historia rozë pas sherrit të vajzave VIP
Jetmir ( Mir ) Pepaj është persona që ka qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambjentet e klubit të natës Cinco Cavallit.
Pepaj është shpallur në kërkim për armembajtje dhe prishje të qetësisë publike
Autori është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës e cila është e pandehur për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autori është identifikuar përmes kamerave të sigurisë i cili qëlloi me armë në ajër.
Policia gjithashtu bën me dije se pasi ka marrë njoftim për ngjarjen, ka marrë dëshmitë e shumë personave që kanë qenë të pranishëm.
NJOFTIMI
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2025,në orët e para të mëngjesit, menjeherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.
Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë penale të autorit të dyshuar./gazetajone