Ndërkohë që familjarët kanë dërguar për në banesën e fundit dy viktimat e shpërthimit në Durrës, babë e bir, si edhe të plagosurit po trajtohen në spital, nuk dihet ende se përse gjendej në vendin e tragjedisë deputeti i PS Bujar Çela, i cilii po ashtu është nën kujdesin e mjekëve.
Policia, në variantin paraprak për ngjarjen, nuk e përmend se në pronësi të kujt ishte magazine në të cilën po bëheshin punime, dhe ku mbetën të vdekur vinçieri Roland Verçani dhe djali i tij, Elidoni, si edhe u plagosën 7 të tjerë, mes të cilëve Çela.
Babë e bir humbën jetën në Lushnje, a do të hetohen Bujar Çela dhe Eriselda Sefa ?
Mediat duke raportuar nga vendi i ngjarjes deklaruan se kapanoni ku ndodhi shpërthimi theksuan se ai ishte pronë e deputetit Çela. Ndërkohë, policia duket se nuk po thotë tërësisht të vërtetën deri më tani, ose mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vijim kur të mbarojnë hetimet paraprake, por pronësia e një objekti mund të vërtetohet shumë shpejt.
Ndërkohë që “Zëri i Amerikës”, në një raportim për ngjarjen, deklaroi ndër të tjera se “mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi”.
Shpërthimi u konsiderua edhe si “Gerdeci” i Lushnjes për shkak të dëmeve në njerëz dhe shkatërrimit që solli, por interesi publik e do që të dijë se përse ishte deputeti Bujar Çela aty dhe nëse po fshihet dicka ?! /Gazeta Jonë