Prej 20 ditësh fshati Çukë i Sarandës është në zi. 3 të moshuar kanë humbur jetën në vetmi. Nuk mundën askujt t’i lënë amanetet. Fëmijët i kanë në emigracion. U gjetën pa jetë nga të afërm dhe fqinj të tyre.
Fqinja e 80 vjeçarit Andrea Çapo që u dërgua në banesën e fundit një ditë më parë tregon për abc se fëmijët e lanë në azil, por qëndroi shumë pak.
Mesa duket zgjodhi të mbyllte sytë në shtëpinë ku lindi.
Çuka është një fshat I vogël. Dikur kishte gjallëri, jetonin mbi 200 njerëz. Pjesa më e madhe u larguan për në Greqi, ku jetojnë prej vitesh. Në fshat kanë mbetur rreth 100 banorë. Shumica të moshuar që jetojnë vetëm dhe me frikën se kur të mbyllin sytë s’do kenë askënd pranë.