Emisioni investigativ Vetting ka trajtuar rastin e Adelina Preçit, nga Lezha, e cila është operuar në Spitalin e Traumës, por nuk po arrin dot të sigurojë kartelën mjekësore.

Mosmarrja e këtij dokumenti, që i kërkohet nga mjekët kirurgë në Itali, për të vijuar kurimin, e ka dërguar Adelinën në dyert e gjykatave, për të kërkuar që të urdhërohet spitali që t’i japë kartelën klinike.

Por edhe Gjykata Administrative e ka lënë Adelinën në mëshirë të fatit.

Mjekë apo biznesmenë

Dritan Todhe, mjeku që ka kryer ndërhyrjen, nuk ka folur këtë të martë në gjykatë. Por avokatët e tij kanë këmbëngulur që kartela të mos përfundojë të duart e Adelinës pa ardhur me vulë apostile kërkesa e mjekëve italianë dhe dokumenti ku ata pretendojnë se ajo ka një protezë të thyer dhe një të deformuar.

Todhe punon prej 20 vitesh si kirurg ortoped. Por ai njëkohësisht rezulton edhe një biznesmen i suksesshëm pasi është pronari i një biznesi privat ortopedie me fitime qindra miliona lekë. Nga hulumtimet e këtij biznesi, “Vetting” ka zbuluar se në vitin 2016 ka fituar 97 milionë lekë dhe në vitin 2017, Todhe ka deklaruar 330 milionë lekë fitime ose 330 mijë euro në një vit, duke 3-fishuar fitimet në mënyrë eksponenciale.

Pra, kirurgu që refuzon të dorëzojë kartelën mjekësore të Adelinës, ka përfituar mesatarisht 27 mijë euro fitim çdo muaj për vitin 2017, një shifër jashtëzakonisht e lartë, duke patur parasysh dhe rrogat e specialistëve më të mirë në Shqipëri.

Në vitin 2018, Todhe ka deklaruar fitim 300 milionë lekë ose 300 mijë euro, me një total prej rreth 740 milionë lekësh në harkun e tri viteve të para që ka hapur niptin për këtë biznes.

Vetting 14

Por ku qendron problemi në këtë rast?

Përveç faktit që Todhe ka marrë dhe shitur protezën për Adelinën, në skenë del bashkëshortja e tij, Xhilda Pinci, e cila ka konkurruar për të qenë pjesë e institucioneve të Vettingut, që do të bënin rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) publikoi listën e personave që nuk plotësonin kushtet. Në bazë të dokumentacionit dhe informacionit të verifikuar nga institucionet zyrtare, ONM skualifikoi Xhilda Pincin pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ç’ka hedh hije dyshimi edhe mbi mënyrën se si bën biznes edhe Todhe.

Çfarë ndodh me tenderat e protezave dhe pacientët te Trauma?

Problemi Adelinës me protezat në Spitalin e Traumës nuk është një rast i veçuar. Thuajse shumica e pacientëve që kanë patur dëmtime kockash kanë patur vështirësi gjetjen e implanteve ortopedike. “Vetting” ka konstatuar se familjarët e pacientëve nuk i marrin pllakat ortopedike tek Spitali, por në treg të zi.

Protezat janë një ndër bizneset më fitimprurëse, cka ka sjellë edhe interesin e kompanive private, të cilat zbulojnë lidhje me kirurgët brenda Spitalit të Traumës.

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Vetting 5

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “TRIMED” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

 

Vetting2

Problematikat me tenderat e ortopedisë janë evidentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por evindetimi i shkljeve nga KLSH nuk i ka frenuar drejtuesit e Spitalin të Traumës që të vijojnë me këtë proces. Konkretisht, vetëm disa ditë më parë, më 17 maj 2024, Spitali i Traumës ka mbajtur garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Sherbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro, pa zgjidhur më parë rekomandimet e dala nga KLSH.

Vetting 8
Vetting 6

Avokatit Ndue Pjetraj

Të gjithë këta mjekët, që janë sot në spitale, kanë hap kompanitë e tyre, firmat e tyre dhe shesin pajisjet mjekësore që mund të jenë të nevojshme dhe të panevojshme, e para.

E dyta, të gjitha këto materiale që hyjnë në Shqipëri nuk i kontrollon askush sepse janë pajisje të skadueme, pra kanë arrit në skadencë dhe mjekët, këto i shesin, i montojnë vet. Asnjë shtetas, sot në spitale, nuk është se ka marrë ndonjë material në spital. Të gjitha janë blerë privatisht dhe këto privatisht i kanë blerë te mjeku që i kanë vendosur protezat, siç është në rastin konkret.

Por çfarë ka ndodhur me këtë tender, që nuk janë zbuluar akoma fituesit?

Disa ditë më pas, Spitali i Traumës do të njoftonte se do të ndryshoheshin dokumentet e tenderit për të modifikuar kriteret e kualifikimit. Është e parashikuar në ligj që Dokumentet Standarte të Tenderit mund të ndryshohen gjatë shpallje, por në këtë rast kemi dyshime të forta për gjërat që fshihen pas.

“Vetting” ka hulumtuar dokumentet e tenderi dhe ka zbuluar se grupi i prokurimit nga Spitali i Traumës ka ndryshuar disa nga kushtet, duke i lehtësuar, por edhe duke i specifikuar disa.

Te kriteret e veçanta të kualifikimit janë shkurtuar dy kritere, duke lënë si kusht për kompanitë garuese vetëm formularin e Vetëdeklarimit dhe Sigurimin e Ofertës. Bie në sy fakti që është hequr kriteri për listën e çmimeve të artikujve, e cila në vetvete në bazë të cmimit tregon në mënyrë indirekte edhe vendin e origjinës së produktit.

Duhet theksuar se Spitali i Traumës ka shtuar një kusht tjetër te tenderi, ku kërkohet që Operatori Ekonomik duhet të ketë të gjithë instrumentet sipas kategorive, instrumentat prerës, instrumentat gërryes dhe protezat prove.

Përveç procedurave të realizuara për blerjen e materialeve ortopedike nëpërmjet marrëveshjeve kuadër, SUT për çdo vit ka realizuar edhe procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës duke shpenzuar vetëm për materiale ortopedike, brenda vitit 2021 e 2022 në total 5,1 milionë euro.

Vetting 15

Çfarë thotë raporti i KLSH-së për tenderat e protezave?

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “T R i M E D” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

Aferat me tenderat e ortopedisë që janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk e kanë përmbajtur Spitalin e Traumës. Konkretisht, në 17 maj 2024 Spitali i Traumës do të mbante garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro.

Sa të mbrojtur janë pacientët?

KLSH ka rekomanduar që SUT të marrë masa që materialet ortopedike që vendosen tek pacienti, të përputhen me materialet ortopedike sipas nr.serial (lotëve) që pasqyrohen në kartelën elektronike të pacientit.

Gjithashtu nga drejtoria e Spitalit, të analizohen dhe të nxirren përgjegjësitë për mos dokumentimin në regjistrat e mbajtur të materialeve  ortopedike të përdorura gjatë operacioneve, pasi për vitin 2021 nga ana e bllokut operator qendror, nuk janë dokumentuar 667 operacione dhe 811 për vitin 2022.

Megjithëse janë rritur dhe kostot, KLSH ka theksuar faktin se ka mungesë barnash dhe mungesë stafi, gjë e cila ndikon në shërbimin ndaj pacientëve. Mungesa e medikamenteve theksohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaron se Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të shpenzimeve, që qytetarët mbulojnë nga buxheti personal.

Vetting

Denoncimi/ Drejtoresha Bode organizon tendera të tillë, edhe pse është akuzuar nga KLSH

Drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës ka vijuar me tenderat edhe pas akuzave nga KLSH. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Furnizim me materiale për marrjen e mostrave të gjakut të  pacientëve në SUT  për një periudhe 24 mujore’, me fond 71 milionë lekë.

Gara për këtë tender është hapur më 10 maj 2024 dhe parashikohet që kontratat të firmosej më datë 21 maj, por procesi ka ngecur për shkak të një denoncimi që është bërë. Më datë 16 maj është dorëzuar në KPP ankesa e firmës GAMMA, me administratore Junida Patalokun. Në fillim të ankesës, GAMMA shprehet se Spitali ka përdorur në dokumente terma që nuk ekzistojnë apo keqinterpretohen. Ndërsa më tutje thekson se pika ku kërkohet “Tub gjaku me aktivizues trombi me tape te kuqe/ekuivalent, Me piston te inkorporuar me tekniken e aspirimit” është një kriter që favorizon një kompani të vetme që mund ta ketë siguruar këtë material.

Konkretisht, ankimuesi shpjegon se këtë produkt e zotëron vetëm “Sarstedt”, e cila ka vetëm  një distributor ekskluziv në Shqipëri. Ky fakt pengon konkurrencën e drejtë dhe penalizon të gjithë operatorët që nuk mund të furnizohen, çka do të thotë se favorizohet vetëm kjo kompani.

“Pasi kontaktuam me kompaninë Vacutest Kima duke i kërkuar të na furnizonte me këtë produkt, në datë 13.05.2024 u njohëm me përgjigjen e saj (bashkëlidhura ankesës) ku thekson se ky produkt me këto specifikime të detajuara është prodhim ekskluziv i kompanisë Sarsted”, thuhet në dokument.

Kompania kërkon me urgjencë modifikimin e dokumenteve të tenderit dhe ngre alarmin se kontratat i është premtuar me kohë kompanisë tjetër dhe gara për tenderin zhvillohet në mënyre fiktive.Ky artikull është një nga 19 materialet e porositura në kontratën që do të zgjasë dy vjet. Minimalja që duhet të bëjë Bode do të ishte t’a ndante lot më vete këtë produkt, përndryshe eliminohet konkurrenca.

“Pavarësisht se në shtojcë është shtuar termi “ekuivalent” në realitet nuk ekziston një i tillë. Më tej sqaron se kjo epruvetë (tub) ka të njëjtin përdorim si të gjithë tubat e tjerë të vakumit me aktivizues të mpikjes dhe ndryshimi në strukturë është vetëm për marketing. Kemi komunikuar në rrugë elektronike me kompaninë prodhuese Sarstedt S-Monovette duke i kërkuar furnizimin me këtë produkt dhe me dokumentacion, por nuk na është mundësuar një gjë e tillë. Në dijeninë tonë kompania Sarstedt ka një distributor ekskluziv në Shqipëri. Në këto kushte, me qëllim hapjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme konformë ligjit, kërkojmë ndarjen e këtij produkti lot më vete pasi në të kundërt fituesi i kësaj procedure do të jetë i paracaktuar dhe do t’i ngarkonte me përgjegjësi të gjithë zyrtarët e prokurimit për këtë procedurë”, ka paralajmëruar kompania që ka bërë këtë denoncim.

Përvec denoncimeve nga kompanitë, KLSH ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtoreshës së spitalit pasi akuzohet se ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 23 milionë lekë dëme.

Kjo kërkesë është shpërfillur ndërkohë deri më tani organet ligjzbatuese nuk kanë marr masë për rastin.

Vetting 10

Avokate Margarita Kola

Jo vetëm ta denoncoj por media si edhe KLSh  por edhe media te dërgoi  shume bukur si media investigative  duke i thënë urdhër hap procedim penal mbetet  topi tek Prokuroria. Prokuroria ka detyrim ligjor ta bëj këtë. Në qofte se prokurori ka pas detyrë të bëjë një  ndjekje penale  dhe nuk e ka bërë atëherë vetë prokurori do ndiqet penalisht nga një  prokurori tjetër.

Pra sikur këto mekanizma të ndryshka të fillojnë ti zbatojmë mendoj se shoqëria do eci më mirë.

Në një shtet që  funksion me logjik ligjore patjetër që rekomandimet e KLSH duhet të zbatohen sepse  KLSH për çfarë i jep. Patjetër që Institucioni në përgjegjësin e vet titullari menjëherë duhet të marri masa të adresojë masat.

Në qoftë se kanë të bëjnë me neglizhencë në mjekim në abuzim fonde shtetërore vjedhje dhe patjetër që KLSH ka rrugën  e hapur ti çoje çështjet në prokurori dhe jo se do lihet në dëshirën e tij por e ka detyrim që edhe ën performancën e institucioneve por edhe në shkelje   jo vetëm vjedhje   në abuzime shkelje në mënyrën si mjekon njerëzit ose kur kap çdo lloj shkelje tjetër e dhe çdo njeri në republikën e Shqipërisë ka për detyrë kur shikon një shkelje ligjore ka për detyrë ta kallëzojë atë.

Rastet e denoncimit të KPP janë të shumta për shkak të problematikave në tendera. KPP ka anuluar edhe tenderin me fond 109 milion lekë për oksigjen të Spitalit Universitar të Traumës.

Avokate Margarita Kola

Por ama çfarë unë vë re dhe çfarë ndodh këtu është se Prokuroria shqiptare ka një problematik shumë të madhe.

Ne i përkasim llojit të jurisprudencës ku prokuroria jonë vihet në lëvizje nga qytetarit nëpërmjet kallëzim por ne marrim parasysh edhe  faktin që prokuroria kur vihet në dijeni diçka e hap vetë kryesisht kur konstaton se ka element të veprës penale.

Edhe prokurorinë nuk e ndalon askurrkush në botë edhe në media  të hapi një çështje kryesisht vetë. Kam vënë re që ka plotë media që janë investikative  ngrenë problematike dhe nuk shohim asnjë reagim nga prokuroria Pra prokuroria mendon  se vetëm të më sjellin një letër dhe pastaj kismet po e hapa mediat i inkurajoj janë  duke bërë detyrën e tyre.

/ Vetting