
Në Klan Kosova do të nisë në shtator “Big Brother VIP Kosova”, një format që do të drejtohet nga Alaudin Hamiti. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i Arbana Osmanit në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.
Me doza humori, Alaudini tha se moderatorja i ka thënë“Edhe ju këtu?”. Moderatori më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.