Jonida Vokshi sapo na provokoi me këtë story që ka postuar në “Instagram”.

“Nuk e kam veç mashkullin, por e kam familje që do ta zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”, shkruan moderatorja simpatike në këtë foto që ka postuar krah bashkëshortit të saj, Besnik Krapi.

Jonida dhe Besniku janë prindër të Emit të vogël, për të cilën “zihen” shpesh në rrjete sociale me njëri-tjetrin se kujt i ngjan e vogla e familjes Krapi.

Jonida është rikthyer në ekran pas një periudhe shkëputjeje dhe momentalisht është prezantuesja e programit “Gjeniut të vogël”.