Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari është një figurë shumë e ëmbël e ekranit shqiptar. Së fundmi, u ngritën dyshime të mëdha se ajo mund të jetë martuar mirëpo Fjoralba e ka sqaruar këtë çështje njëherë e përgjithmonë.
Dikush e ka pyetur moderatoren: Na e sqaro pak çështjen e martesës sepse po zien showbizi?
Fjoralba ka postuar një ‘boomerang’ të dorës së saj në Instastory, duke treguar se nuk ka unazë në gisht. Ajo shkruan: Shihni ndonjë unazë ju?
Mirëpo, një tjetër ndjekës e pyet prezantuesen se si ka mundësi që ajo duket gjithnjë e qeshur dhe pa halle.
Pyetje: Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë ‘stress free’ pa halle, gjithmonë e qeshur
Por ja si iu përgjigj Fjoralba, duke publikuar dhe një foto:
“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, shkroi Fjoralba në postimin e saj në Instastory.