
Ajo është një nga figurat më të njohura në ekranet kosovare. Është fjala për Blerona Zeqirin, e cila që në moshë të re u bë pjesë e botës së modelimit.
Si çdo personazh publik edhe jeta e saj private është përfolur shpesh në media. Në disa dalje të saj ajo ka treguar se është në një lidhje dashurie, mirëpo mesa duket kohët e fundit statusi i saj ka ndryshuar.
Lajmi se Blerona mund të jetë ndarë nga partneri i saj është aluduar nga një postim i bërë nga vetë moderatorja në “Instastory”.
Bukuroshja ka postuar një foto dhe mbishkrimi i saj na lë të kuptojmë që ajo është ndarë.
“Të gjithë vajzat beqare,”- shkruan Zeqiri krahas storit të saj.