Për një periudhë relativisht të gjatë, në rrjet u përfol për një krisje të mundshme të marrëdhënies ndërmjet Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës.

Dyshimet nisën nga rrjetet sociale, ku ndryshe nga ç’ishte mësuar publiku, Lori dhe Arbana nuk u panë të postonin bashkë. Më tej ka qënë edhe mospjesëmarrja e Arbanës dhe Eduartit në festën e ditëlindjes së Dritan Hoxhës, një festë traditë për Top Channel.

Gjithsesi në një dalje të fundit moderatorja u shpreh se nuk ka pasur nevojë të shpjegojë asgjë lidhur me këtë thashethem, për aq kohë sa nuk është i vërtetë, duke treguar kështu se mes saj dhe Lorit nuk ka pasur ndonjë krisje.

E së fundmi ka qënë edhe Lori Hoxha që përmes një postimi të saj ka shuar zërat për marrëdhënien e saj me Arbana Osmanin.

Teksa zhvillonte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo u pyet se çfarë mendon për moderatoren. E Lori zgjodhi ta përshkruante me dy fjalë “Super punëtorë”.

Kujtojmë se çfarë ka shprehur pak kohë më parë Arbana për Lorin.

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime. Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”- është shprehur moderatorja në “E Diell”.