
Futbolli në Kosovë në panik! Një ngjarje e tmerrshme ka prekur futbollin ku në ndeshjen mes Vllaznisë së Pozheranit me Flamurtarin në Ligën e Parë kosovare, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2, sulmuesi i Vllaznisë, i cili realizoi dhe një gol, Alban Rexhepi ka pësuar një atak kardiak gjatë pjesës së dytë.
Ka qenë vendimtare ndërhyrja e stafit mjekësor të ekipit të tij për ta mbajtur në jetë sulmuesin. Aktualisht gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit ndodhet e sigurt, pasi është duke marrë mjekim në spital.
I pranishëm në ambjentet e spitalit është parë dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira.
Alban Rexhepi është i njohur edhe në kampionatin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Laçit dhe Burrelit.