Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë të ndryshme. Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar:

“Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë?”- pyet ndjekësi.

Armina shkroi se i pëlqen edhe vetmia, duke shtuar se nuk e ka frikë pasi jep dhe merr shumë dashuri.

“Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë. Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë.”