Blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht e fejuara e djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen është aksidentuar.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur këtë mesditë në Tiranë, pranë një kryqëzimi në Astir.

Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një ‘Audi Q5’ me ngjyrë të bardhë dhe është përplasur me një kamion mallrash.

Pasi lajmi mori dhene, Armina ka reaguar pak minuta me pare me nje InstaStory ku duket shendoshe e mire.