Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi, teksa shpesh bën në Instagram-in e saj ‘Ask-e’ të ndryshme ku ka mundësi t’ju përgjigjet ndjekësve për pyetjet e tyre, Armina nuk është kursyer me përgjigjet e saj. Duke qenë se, blogerja njihet për hiret e saj shumë perfekte, kur është pyetur nga një ndjekës se çfarë bën për t’i mbajtur këto forma, bukuroshja është përgjigjur kështu:

“Ky është trupi im. 2-3 kilogramë më shumë, por ndihem perfekte. Duhet ta trajtoni trupin si një tempull dhe jo të shqetësoheni apo stresoheni për të. Çfarë bëj unë: Ushtrohem pesë herë në javë, haj shëndetshëm (jo me dieta), marr vitaminat e duhura. Dashuroni dhe pranoni trupin tuaj!”