
Ish-ministri i Brendshëm u dënua sot me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, pasi u gjet fajtor për bashkëpunim me grupin Habilaj, kushërinjtë e largët, mes tyre drejtuesin e bandës, Moisi Habilaj.
Tahiri u arrestua në sallën e gjyqit, pasi vendimi i Apelit është i formës së prerë, edhe pse brenda 45 ditëve mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. E ndërsa priti për më shumë se një orë, ish-ministri u shoqërua më pas nga policia në drejtorinë e policisë së Tiranës me destinacion final burgun “313”-të në Tiranë.